Qafë Thanë, arrestohet bullgari për pjesëmarrje në banda kriminale dhe falsifikime

Qafë Thanë, arrestohet bullgari për pjesëmarrje në banda kriminale dhe falsifikime

65
0
Shares

Nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Thanë, në bashkëpunim me Specialistët Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim  ndërkombëtar, Rumenov  Rusev, 36 vjeç, banues në Bullgari.
Ndalimi i tij u bë pasi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, rezultoi se ky shtetas është dënuar me vendim nr P-32/2014, datë 04. 02. 2016, të Gjykatës Speciale të Bullgarisë, me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale,  “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, mbajtja e instrumenteve software të dizenjuara për falsifikim”, parashikuar nga nenet 321/3, 321/2, 246/3, 246/2 dhe 26/1  të  Kodit  Penal  Bullgar.
Për këtë arrestim, u  bë njoftimi i Zyrës Qendrore të Interpol Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY