Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Donald Lu: Jam i zhgënjyer nga rënia e ndjeshme e indeksit të biznesit të Dhomës Amerikane

01/06/2016
Donald Lu: Jam i zhgënjyer nga rënia e ndjeshme e indeksit të biznesit të Dhomës Amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rënien me gati 5 pikë përqindjeje të Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane (ABI), të publikuar ditën e sotme.
Në fjalën përshëndetëse, botuar në fillim të Indeksit të Biznesit 2015-2015, Lu shprehet: “Unë mbeta i zhgënjyer kur vura re rënien e ndjeshme të ABI në 2015-n, nga 42.77 në 37.94”.
Ai vijon më tej, duke inkurajuar qeverinë dhe gjithashtu edhe liderët e tjerë të biznesit që ta përdorin këtë raport, si një mjet të fuqishëm për t’u përqendruar dhe për t’i dhënë prioritet reformave për klimën e biznesit në Shqipëri.
Në letrën e tij ambasadori shprehet se gjithsesi raporti nuk është tërësisht një lajm i keq.
“Unë jam i inkurajuar që anëtarët e Dhomës Amerikane janë optimistë për vitin 2016, me pritshmëritë që ABI do të ringrihet në 40.61. Unë besoj se miratimi me sukses dhe zbatimi i reformës së sistemit gjyqësor, një angazhim për të pasur një regjim rregullator të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm dhe lufta e fortë kundër informalitetit dhe korrupsionit do të bëjnë që ABI të ketë një rritje edhe më të madhe sesa parashikohet në raportin e vitit të ardhshëm”.
Sipas z. ambasador, ABI jep një përmbledhje të shkëlqyer të pritshmërie të komunitetit shqiptar dhe të huaj të biznesit. Ai shton se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbështesë Dhomën Amerikane dhe ABI dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me anëtarët në promovimin e interesave të komunitetit të biznesit të SHBA-ve në Shqipëri.
Pak ditë më parë, edhe zëvendësambasadori amerikan, David Muniz, në një takim të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj shprehu shqetësimin për përkeqësimin e klimës për të bërë biznes në Shqipëri. Ai tha se “investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur”.
“Procedurat gjyqësore janë të thjeshta, detyrimet e borxheve janë një problem. Kompanitë amerikane kanë bllokuar planet për investime për shkak të zvarritjeve gjyqësore. Drejtësia nuk po bëhet. S’bëjnë investime, sepse nuk kanë siguri, ka edhe investitorë me përvoja të këqija. Edhe pronat janë probleme, me mbivendosjen e titujve të pronësisë”, ka deklaruar Muniz.


scan_copy_1“Monitor”

Për më shumë mund të lexoni edhe …

GRAFIKËT & TABELAT/ Indeksi i Biznesit i Dhomës Amerikane bie me 4.83 pikë përqindje
/web/GRAFIK_T_TABELAT_Indeksi_i_Biznesit_i_Dhomes_Amerikane_bie_me_4_83_pike_perqindje_19867_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026
VIDEO/ Monika Kryemadhi në GJKKO me vajzën, mësohet arsyeja

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Meta–Kryemadhi”

18/03/2026
Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026
VIDEO/ Monika Kryemadhi në GJKKO me vajzën, mësohet arsyeja

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Meta–Kryemadhi”

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.