ëvendësministrit të Punëve të Brendshme, përfaqësues i LSI, Ilir Marko, ka qenë dënuar në të dyja shkallët e gjykatave shqiptare, atë të shkallës së Parë dhe atë të Apelit Tiranë për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura, dënim që është dhënë në të dyja shkallët me katër vite burgim.
Vendimi i gjykatës Tiranë thotë se “Gjykata rrethit gjyqësor Tiranë, e përbërë nga Bledar Abduallai me atributet e kryetarit të trupit gjykues, Gjin Gjoni dhe Emiljano Ruli si dhe të asistuar nga sekretarja Eriona Balla në seancën me dyer të hapura në vitin 2006 lidhur me çështjen penale nr. 43 të ardhur më 23 mars 2005 në ngarkim të Ilir Markos i biri i Jankos dhe Fatimes i hetuar pa masë sigurie dhe i padënuar më parë, ka vendosur dënimin fajtor të të pandehurit Ilir Marko për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i mjeteve motorike të vjedhura”, të mjetit tip ‘Volkswagen Passat’ me targa TR 0101 J, parashikuar nga nenin 141/ a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 4(katër) vite burgim. Ndërkohë që për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur i pafajshëm.
Kundër këtij vendimi është bërë ankimim në gjykatën e Apelit Tiranë, e cila me vendimin nr. 657 datë 20.09.206 ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit numër 122 datë 16.02. 2006 të gjykatës së shkallës së parë Tiranë. Zbardhja e vendimit mban datën 27.05.2007 dhe është nënshkruar nga k/sekretarja Mimoza Lulaj dhe kancelari Ilir Sauli. Ndërkohë që ortaku i tij italian, dhe ai në proces penal Massimiliano Locorontondo është liruar në sallën e gjyqit, Marko është urdhëruar të bëjë dënimin sipas ligjit me katër vite burgim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/