Ministria e Shëndetësisë njofton se pas mjekimit në QSUT, 4 prej grave të dëmtuara nga rasti i aksidentit të djegies së autobuzit në Krujë, janë transportuar sot për trajtim më të specializuar në Greqi.
“Transporti i specializuar ajror mjekësor tipit “MedEvac – Medical Evacuation – me personel të plotë mjekësor dhe nshoqërues” u realizua në më pak se 24 orë, falë bashkëpunimit të MSH, dhe ndihmës së pakursyer dhe të çmuar të Ambasadës Greke në Tiranë dhe Qendrës Kombëtare Greke të Koordinimit të Urgjencave, E.K.A.B” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Katër pacientet e transportuara për në qendrën e specializuar të trajtimeve të dëmtimeve të djegie plastikës, janë:
V.M. 57 vjeç
M.R. 66 vjeç
L.H. 70 vjeç
S.L. 69 vjec
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/