DETAJE/ Ja kur e shpall partinë e re Blushi

DETAJE/ Ja kur e shpall partinë e re Blushi

56
0
Shares

Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi e kanë konfirmuar se do të largohen nga Partia Socialiste. Këtë e ka shprehur në një farë mënyrë deputetja shkodrane gjatë një interviste televizive të dhënë ditën e sotme. Kështu burime pranë deputetit Blushi thonë se shpallja e partisë së re do të bëhet ditën e hënë. Ndërkohë që të dy deputetët kanë nisur takimet dhe janë në fazën e konsultimeve me qytetarët. “Shumë qytetarë po na kërkojnë një lëvizje të re. Po mundohemi të profilojmë një parti që kërkon qeveri stabël, shtet të së drejtës dhe njerëz që nuk militojnë se kanë interesa direkte”, është shprehur Hafizi. Po ashtu mësohet se deputetët Blushi dhe Hafizi kanë ftuar edhe deputetë të tjerë ti bashkohen kësaj lëvizje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY