DEKRIMINALIZIMI/ Mosdeklarimi i dënimit në Itali, ja sa vjet burg rrezikon Elvis...

DEKRIMINALIZIMI/ Mosdeklarimi i dënimit në Itali, ja sa vjet burg rrezikon Elvis Rroshi

87
0
Shares

Ish-kryebashkiaku i Kavajës mund ti kushtojë me burg mosdeklarimi i dënimit të tij nga autoritetet gjyqësore italiane. Pas pranimit dhe publikimit prej vetë atij, i dënimit në Itali, Elvis Rroshi, rrezikon të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në katër vjet burg.
Në ligjin e dekriminalizimit (138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Neni 5/3), deklarimi i të dhënave të rreme apo fshehja e tyre është cilësuar si vepër që dënohet nga Kodi Penal, Neni 190.
Ky nen, që flet për rastet e “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”.
Sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese, vepra penale e përdhunimit është listuar te nenet që ndalojnë përjetësisht kandidimin apo zgjedhjen për postet publike.

 

Baza Ligjore

Ligji Nr. 138/2015

Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike

Neni 5
Vetëdeklarimi dhe verifikimi i të dhënave

3. Formulari i vetëdeklarimit plotësohet vetëm nga personi që është subjekt i këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

Neni 190
Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve
(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004, neni 6; shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 15; shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012, pjesa që parashikon dënimin me gjobë si dënim kryesor)

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e
rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në
shtatë vjet.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Kreu III 
Liritë dhe të drejtat politike

Neni 45
(Ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 137/2015, datë17. 12. 2015)

3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar apo kur shtetasit janë dëbuar për një krim ose për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY