Arrestohet “Spiderman” i Lezhës, vidhte shtëpi dhe makina

Arrestohet “Spiderman” i Lezhës, vidhte shtëpi dhe makina

147
0
Shares

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “ Spiderman” . Nga efektivat e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore disa mujore , u bë e mundur finalizimi me sukses i operacionit policor “Spiderman” ku si rezultat i tij u arrestua shtetasi : Kreshnik Bardhi, 29 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve në qytetin e Lezhës dhe konkretisht: Me datë 23.11.2015, ka vjedhur banesën e shtetasit A.P. në Lezhë ndërsa me datë 09.12.2015, ka vjedhur automjetin e llojit “Toyota” në pronësi të këtij shtetasi.

Ky automjet është gjetur i braktisur dhe i djegur me datë 08.01.2016 pasi ishte përdorur po atë dite nga autorët e vrasjes së një biznesmeni në qytetin e Fierit. Nga hetimi rezulton se autori fillimisht I ka vjedhur çelësin e automjetit dhe më pas automjetin.
Gjithashtu me datë 18.03.2016, ka vjedhur automjetin e llojit Benz C-Class në përdorim të shtetasit B.C.

Ky shtetas pasi kryente vjedhjet e banesave merrte çelsat e automjeteve ku më pas kryente dhe vjedhjen e automjeteve. Ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve me dhunë të kryera në Rrethin e Lezhës , dhe disa rrethe te tjera për të cilat po punohet për dokumentimin e tyre.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Vjedhja “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 134/3, 25 I Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY