ZIRKON DISHA/”1 vrime ne ujë”, “1 vrime ne breke” apo “1 kend...

ZIRKON DISHA/”1 vrime ne ujë”, “1 vrime ne breke” apo “1 kend lojrash ne Park”

49
0
Shares

Ndërtimi i “kendit te lojrave” ne Parkun e Liqenit tregoi qartesisht dhe nje here tjeter shurdhverberine e atyre qe qeverisin. Arrogancen me te cilën kane zgjedhur te qeverisin Kryeministri, Kryetari i Bashkise dhe bandat kriminale qe mbjane pranë vetes. Bashkia e Tiranes në bashkëpunim të ngushte me Qeverinë Tiranës (them Tiranës pasi qytetet e tjera janë harruar në skamje dhe mjerim) zgjodhën të dhunojnë, të poshtërojnë, arrestojnë dhe kurdisin ngjarje nga ato më të pabesueshmet me qellim qe ata t’ja dalin të bëjnë 1 vrimë në ujë, ose ndryshe 1 kënd lojrash në Park. Pasi qartesisht tek parku nuk ishte e nevojshme të bëhej një kënd lorjash, ata thjeshte mund të kujdeseshin qe ky park pastrohej nga ndërtimet, të mbilleshin disa pemë më tepër dhe të krijohej mundësia qe në këtë pyll të vogël të mund të shtoheshin disa lule, kafshë apo shpend.

Por bandat s’janë të interesuara për efektet negative qe mund të sljellë betonizimi, urbanizimi. Ato interesohen për grushtin e parave qe marrin nga punët publike, interesohen për infrastruktrën e re që cel ky biznes për biznese të tjera. Gjithashtu ky “Kënd Lojrash” në një të ardhme të afërt do i mundësoj mafias së ndërtimit e cila sponsorizon fushatat elektorale në mediat televizive të shkepusë nga parku pjesën Gardës, pasi shumë shpejt bashkia do t’ju mundësoj qytetarëve te shkojnë me makina deri tek “këndi i lojrave”. Rruga që deri dje ishte e bllokuar për automjetet, rruga qe nis tek garda do të behet pjesë urbane ku mund te levizin makinat. Pjesa në të djathtë automatikisht do bëhet urbane, keshtu qe do ta kene të lehtë per te justifikuar ndërtimet e kullave aty. Sigurisht qe dhe kjo do te reklamohet si sherbim publik dhe arritje e qeverive, asaj qendrore dhe lokale.

Për të parë pasojat e betonit të hedhur brenda parkut, sigurisht do të duhen disa vite, ndoshta 10 vjet, por atëherë do jetë harruar përpjekja e qindra qytetarëve per ti thënë jo kësaj masakre. Do të shohim se si Kendi i Lojrave do të braktiset, bari dhe pemët do thahen dhe aty vendi do kthehet në gërmadhë, ku me te ngjarë projektuesit do vendosin godina të vogla, apo kioska shërbimesh.

Atëherë sigurisht qe shume gjera do kene ndryshuar, klani mafioz do kete bere miliona euro te tjere, kontrolli mbi mediat do vazhdoje dhe qeverisja e ardhëshme do hedhë sytë diku me tutje per shkaterruar ate c’ka mbetur.

Tek e fundit “1 vrime ne ujë”, “1 vrime ne breke” apo “1 kend lojrash ne Park” do jene histori qe do harrohen në pak kohe ashtu si 1 kështjelle e madhe rëre ne plazh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY