Mallkimi i 31 majit për Elvis Rroshin, fiks 5 vjet më parë...

Mallkimi i 31 majit për Elvis Rroshin, fiks 5 vjet më parë historia e Griseldës…

99
0
Shares

Për koincidencë, në të njëjtën datë të 5 viteve më parë, Elvis Rroshi u bë protagonist i një ngjarjeje që lindi nga hiçi e trazoi gjithë vendin. Më 31 maj të vitit 2011, Elvis Rroshi denonconte rrëmbimin e ish-bashkëshortes së tij Griselda Rroshi.
Sipas dëshmisë, rrëmbyesit e morën atë dhe pasi e keqtrajtuan, gruas që thoshte se ishte shtatzënë iu hoq fëmija. Më pas e lanë para banesës së saj në Kavajë në gjendje të rëndë psikologjike.
Aq serioze ishte situata sa u shoqëruan 25 persona, mjekë e dëshmitarë, një hetim i thellë nisi, por që në fund rezultoi se e gjithë historia ishte e pavërtetë, nuk kishte as rrëmbim dhe as shtatëzani.
Çështja, e cila u bë edhe politike, përfundoi me një letër ndjese nga ana e kryebashkiakut të Kavajës në atë kohë, i cili shkruante se i kërkonte ndjesë të gjithëve për stresin e krijuar. /topchannel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY