Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton shkelje të rënda financiare në Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve.
ABC News ka arritur të siguroi një kopje të raportit të KLSH që ka inspektuar punën e kësaj drejtorie nga tetori 2013 – dhjetor 2014. Në përfundim të këtij auditi, krahas mos bashkpëunimit të institucionit për ti vënë në dispozicion materialet dhe kontratat e ndryshme inspektorëve, KLSH ka rekomanduar 8 masa organizative dhe 2 masa për shpërblim dëmi ndaj institucionit.
Ky dëm sipas raporti, kap shifrën e rreth 7.6 mln lekëve të reja, që 5 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe vet drejtoresha Brisida Shehaj i kanë shkaktuar shtetit. Sipas inspektorëve të KLSH-së, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj, rekomandohet të paguaj menjëherë në favor të institucionit që ajo drejton një shumë prej rreth 1.8 mln lekëve të reja. Këtë shumë, sipas raportit, duhet ta paguaj drejtoresha Shehaj pasi në 9 kontratat e fundvitit të 2014 ka likuiduar kompanitë me shpenzime ekstra duke paguar edhe komisionet bankare. Kjo mund të evitohej, thuhet në raport, pasi nuk ishte në situate emergjence dhe mund të kalonte me pagesa të zakonshme që komisioni ishte zero.
Me shkelje inspektorët i kanë gjetur edhe 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë shpall fitues kopanin me çmimin më të lartë të ofertës se sa kompanitë tjera, në tenderin për shërbimet intranetit ndërmjet drejtorisë së përgjithshme dhe drejtorive rajonale, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 5.8 mln lekë të reja, shumë të cilën KLSH rekomandon të paguhen menjëherë nga këta pesë punonjës. Një dëm të konsiderueshëm financiar, KLSH e ka konstatuar edhe në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për të larguarit nga puna. Në raport, thuhet se vetëm gjatë vitit 2014 institucioni I Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka paguar 402 mln lekë dëmshpërblime me vendime gjykate për të larguarit nga puna. Por pavarësisht kësaj, inspektorët kanë konstatuar se gjatë kohës së inspektimit janë evidentuar 70 raste punësimi, të cilët nuk plotësonin kriteret për pozicionet e punës si dhe janë konstatuar procedura fiktive të konkurrimit. Krahas këtyre shkeljeve, inspektorët e KLSH kanë evidentuar edhe mos përputhjen e shifrave të publikuar në raportet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrisë së Financave për të ardhurat e këtij institucioni.
Në raport, është theksuar disa herë fakti që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vazhdon të mos bashkëpunoi me inspektorët e KLSH-së, për raste specifike, duke mos I vënë në dispozicion kontratën e projektit për mirëmbajtjen e sistemit të deklarimit elektronike dhe dokumentet shoqëruese të implementimit të kësaj kontrate.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/