Një gabim i së shkuarës mund të fundosë familjen e tij. Një 47-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e bashkëshortes së tij, e cila pak kohë më vonë mbeti shtatzanë. Pas shumë vitesh, ajo e vuri në dilemë atësinë e fëmijës së saj. 47-vjeçari kërkon ndihmë nga psikologia e “The Sun” pasi nuk di si të veprojë: të marrë përsipër përgjegjësinë e fëmijës apo të ruajë familjet nga nja konflikt i mundshëm?
Letra e 47¬-vjeçarit:
“Kam pasur një flirt me motrën e gruas para 18 vitesh dhe gjithmonë kam pyetur veten nëse djali i saj është edhe i imi. Unë jam 47-vjeç ndërsa gruaja ime është 43-vjeç dhe kemi dy vajza, 21 dhe 19 vjeçe. E kam takuar time shoqe kur ishim ende në shkollë dhe kemi qenë dashuria e parë për njëri¬-tjetrin. U martuam një muaj para se të zbulonim që ajo ishte shtatzënë. Gjatë martesës sonë kemi pasur shumë vështirësi me dy fëmijë, pa shumë para dhe kështu nisën debatet. Kam menduar disa herë të largohesha nga shtëpia, por nuk e kam bërë.
Në një dasmë familjare unë fola pak rreth temës sonë me motrën e gruas sime, e cila është dy vite më e vogël se unë. Ajo ishte e fejuar në atë kohë, por e lamë që të takoheshim një ditë tjetër për të pirë një kafe. Pasi u takuam patëm një tërheqje të dyanshme dhe pak çaste më vonë u ngjitëm në shtëpinë e saj. Nuk e zgjatëm shumë dhe filluam të bënin seks. Në fakt nuk ishte thjeshtë seks…ishte pasion i zjarrtë. Këto takime vazhduam t’i bënim për javë të tëra, deri sa vajza ime e vogël u sëmur dhe unë i ‘thirra mendjes’ dhe nuk e takova më kurrë. Ajo pak kohë më pas u martua pasi kishte zbuluar se ishte shtatzënë. Për muaj me radhë prita një telefonatë prej saj, por nuk e bëri.
Pak javë më parë ne u takuam sërish në shtëpinë e vjehrrës sime dhe për një moment mbetëm vetëm. Nisëm të flasim për atë çfarë kishim pasur vite më parë dhe ajo më hodhi një fjalë që më bëri të mendohem shumë: “Nuk e ke menduar ndonjëherë që djali mund të jetë i yti?”. Por në ato momente erdhi gruaja ime dhe nuk e vazhduam më bisedën. Nuk di çfarë të bëj. A është vonë për një test ADN¬je?!”
Përgjigjja e psikologes:
“Kjo histori është vërtetë shumë e ngatërruar. Nuk arrij të kuptoj se përse ajo të tha pas kaq shumë vitesh këtë gjë. Mos po tenton të të hapë probleme?! Sa i përket testit të ADN-¬së nuk është vonë, por do të bëhet një katastrofë kur gjërat të mësohen nga gruaja jote dhe burri i saj. Do të shkatërrosh të dyja familjet, e madje do të prishësh edhe raportin me vajzat e tua dhe raportin me djalin tënd, nëse ai është i juaji.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/