DIALOGU/“Po vdesin…”, telefonata nga Milano që shpëtoi 18 emigrantët shqiptarë

DIALOGU/“Po vdesin…”, telefonata nga Milano që shpëtoi 18 emigrantët shqiptarë

64
0
Shares

Një telefonatë e bërë në policinë e Milanos ka qenë shpëtimi për 18 emigrantët shqiptarë që po kalonin më varkë nga Belgjika për në Britani. Xhaxhai i një prej personave që ndodheshin në varkë ka marrë një thirrje nga nipi i tij.

–Më thërriti nipi im. Është në një anije. Po vdesin.

Zotëri, ju ku ndodheni?

–Baranzate, qytet i vogël në veri të Milanos.

-Po nipi juaj ?

–Në det, me djemtë e tjerë shqiptar, për në Angli, por gomonia është prishur…

-Nga ku janë nisur?

– Nga Belgjika.

– Ku ndodhen tani ? Ka ndonjë adresë?

–Më tha se ata shohin dritat e anijeve te tjera. Ndoshta ata janë afer bregdetit. Por po përmbysen, nxitoni!

“Corriere Della Sera” i ka kushtuar një shkrim incidentit, që për pak mund të përfundonte në tragjedi. Bëhet fjalë për gomonen me 18 emigrantë shqiptarë që ishin nisur për në Angli, por që gjatë “rrugës” nisi të fuste ujë. Në artikull tregohet se si ata arritën të shpëtoheshin me anë të një telefonate të bërë në Itali.

“Më ka telefonuar nipi im. Është në një gomone. Po vdes”. Më këto fjalë alarmuese i është drejtuar policisë së Milanos në 2 të natës, xhaxhai i njërit prej 18 personave që po mbyteshin në Kanalin mes Francës dhe Britanisë.

Gazeta italiane shkruan se djaloshi që njoftoi të afërmin në Itali është Santiliano P, 16 vjeç nga Shkodra.

Ai i ka rënë numrit të xhaxhait që jetonte në Milano. Pas alarmit të dhënë nga ai autoritetet italiane kanë njoftuar Londrën dhe Parisin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY