3 urdhër arreste të reja për vrasjen e Terpollarit

3 urdhër arreste të reja për vrasjen e Terpollarit

52
0
Shares

Policia greke ka nxjerrë para disa orësh 3 urdhër-arreste për 3 shtetas shqiptarë që akuzohen për vrasjen makabre të Bledar Terpollarit, në një stan të Thesprotisë, pranë Janinës.

Në këto 22 ditë pas vrasjes, organet greke kanë shoqëruar në polici dhe kanë hetuar dy bashkëkombas të Terpollarit, të dy 28-vjeçarë, Emiljano Nana dhe Pajtim Jaupi. Pas urdhër-arrestit, tani ata janë edhe zyrtarisht të arrestuar me akuzën e vrasjes dhe pjesëmarrjes në krim. Ndërkohë, është shpallur në kërkim një shtetas shqiptar 27-vjeçar, i cili thuhet se është i afërm i viktimës dhe se ndoshta është larguar në Shqipëri.

Sipas dëshmive të hollësishme, të skenës së krimit që ka treguar një prej të arrestuarve ka qenë pikërisht 27-vjeçari që pasi ka shkuar me dy të tjerët në kasollen pranë stanit ku fshihej Terpollari, ka hyrë brenda dhe ka qëlluar me pistoletë mbi të.

Më pas, e ka nxjerrë jashtë trupin, ka nxjerrë një thikë dhe i ka prerë kokën duke e futur në një qese dhe duke thënë se do ta merrte me vete në Shqipëri për t’ja treguar personit që i kishte kërkuar të vriste Terpollarin.

Në dëshmitë e dy të arrestuarve thuhet se motivi i vrasjes ka qenë një shumë prej 20000 eurosh që viktima e kishte mbajtur me vete nga trafikimi i kokainës.

Në ditët e ardhshme priten edhe hollësi të tjera nga dëshmitë e personit të dytë të arrestuar, si dhe nga kërkimet për arrestimin e autorit kryesor të krimit.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY