VIDEO/ Mësuesja keqtrajton nxënësit e klasës së parë: Mos fol, jam me...

VIDEO/ Mësuesja keqtrajton nxënësit e klasës së parë: Mos fol, jam me nerva

145
0
Shares

“Fiks Fare” ka denoncuar rastin e një mësuesve në shkollën 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në Tiranë. Nga pamjet e publikuara shihet mësuesja Filloreta Dervishi ushtron dhunë verbale dhe psikologjike ndaj fëmijëve.
Në një nga klasat e para të kësaj shkolle, merr dije dhe një 10-vjeçar me elemente autizmi. Mësuesja Filloreta Dervishi e mënjanon dhe e shpërfill, në vend që të përpiqet ta përfshijë këtë fëmijë në mësim dhe në aktivitetet e tjera të klasës.
Në rastin e trajtuar mbrëmjen e sotme, në mungesë të mësueses ndihmëse në klasë me fëmijën qëndron e ëma. Ajo ka lënë punën dhe i është përkushtuar tërësisht të birit . Mësuesja e tij Filloreta Dervishi nuk përpiqet ta aktivizojë aspak fëmijën, madje ajo e largon edhe nga grupi i provave për festën e abetares. Nga pamjet e filmuara në Fiks Fare shfaqet qartë se mësuesja Filloreta Dervishi shfaq elemente dhune me të gjithë fëmijët e klasës.
Ajo ju flet me tone të larta të gjithë nxënësve dhe i godet me çok në kokë. Kur nxënësit e klasës së parë i bëjnë pyetje mësueses së tyre, Filloreta Dervishi u thotë: “ mos më bëni pyetje se jam me nerva, mbylleni gojën dhe nuk dua tua dëgjoj zërin”.
“Fiksi” e ndoqi për disa ditë me radhë mësimdhënien e kësaj mësueseje dhe aty u pa qartë sjellja e saj me fëmijët e klasës së parë. Ndërsa me 10-vjeçarin me elemente autizmi në provat e festës së abetares e nxjerrë nga grupi duke e urdhëruar të ulet. Edhe pse fëmija tenton të hyjë disa herë në grup bashkë me moshatarët e tjerë pa u veçuar, ajo sërish e largon duke e diferencuar.
Në këto kushte Valbona Rrenjolli, prind i fëmijës me elemente autizmi kërkoi ndihmën e emisionit Fiks Fare për të demaskuar mësuesen, ose ndryshe “nënën e dytë”. Valbona shprehet se kjo mësuese ka penguar intergrimin e djalit të saj si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, por edhe mënyrën sesi kjo mësuese ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj fëmijëve. Dhunë verbale dhe joverbale.
Ajo thotë se në rolin e prindit është ankuar në drejtori, ku ka mbetur akoma më e zhgënjyer kur ka parë sesi të gjithë mësuesit dhe drejtuesit dalin në krahë të njëri- tjetrit dhe nuk verifikojnë fare situatën.

Për të ndjekur videon, klikoni këtu …

https://www.youtube.com/watch?v=ovaeL_uvowg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY