Pas operacionit masiv të zhvilluar në Itali, ku u arrestuan 8 persona, polica italiane ka zbardhur edhe identitetet e krerve te organizates janë babë e bir dy nga shqiptarët identifikuar nga policia italiane si personat me rol kyç në trafikun e drogës dhe armëve, që policia italiane finalizoi gjatë operacionit të fundit “Iliria”.
Sipas mediave italiane ai është 47 vjeçari, Roland Lame. Lame ka qenë i njohur nga autoritet italiane, të cilin e kishin pagëzuar si “trafikant të njohur shqiptar”. Mësohet se Roland Lame e drejtonte organizatën kriminale sëbashku me djalin e tij 25-vjecar Fabio.
Operacioni i koduar ”Illiria” solli 8 të arrestuar, 3 shqiptarë dhe 5 italianë. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 1 ton marijuanë, 4.5 kg tritol, 170 plumba, një kallashnikov dhe më shumë se 1 kg heroinë e kokainë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/