Ja çfarë mendon Berisha për takimin Basha – Rama

Ja çfarë mendon Berisha për takimin Basha – Rama

59
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet “pro” takimit të paralajmëruar midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Por ai ka një këshillë.
“Unë do ti këshilloja ta përgatisnin, bëjnë një veprim shumë të dobishëm për vendin dhe për problematikën. Rëndësi ka që ata edhe që u shtynë të marrin pak kohë për ta përgatitur. U duke se ftesa e Edi Ramës ishte sa për të larë gojën. Por Basha iu përgjigj është gati, pastaj ndodhi përjashtimi”. U shpreh Berisha në studion e emisionit “Tonight” të Ilva Tares.
Midis të tjerave Berisha u ndal edhe te reforma në drejtësi,ku ripërsëriti qëndrimin edhe të PD-së se është “pro” reformës konsensuale, por jo reformës “alla Rama”.
“Po të gjykoj nga qëndrimet e Ramës ajo reformë mbetet në klasë për shkak të tmerrit që i ka krijuar Viktor Ponta. Duke thënë këtë mund të them se jo çdo gjë e ka në dorë Rama. Shanset janë reale që reforma të votohet. uroj për vlerësimin tim, mundësitë e marrëveshjes mbi bazën e rekomandimeve të Venecias janë reale. Mbështes qëndrimin e kreut të PD për numërimin dhe votimin dixhital. Ky votim ka një gjë morale. Në jemi i vetmi vend që nuk votojnë emigrantët”, u shpreh midis të tjerave Sali Berisha.
I pyetur në se mazhoranca e çon në referendum, pas mos dhënies së kosnensuit të pozitës, Berisha bëri të ditur se Rama këtë nuk mund ta bëjë sepse ai ka frikë nga vota.
“PD nuk ka kompleks për referendumin, por do të jetë një Vaterlo për keqqeverisjen e mazhorancës. Ai që ka frikë të numërojë votat brenda partisë së tij, nuk mund të pranojë zgjedhje apo referendum”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY