Identifikohet i dashuri i Facebook që iku me 16-vjeçaren

Identifikohet i dashuri i Facebook që iku me 16-vjeçaren

65
0
Shares

Policia e Durrësit ka identifikuar personin me të cilin është larguar 16 vjecarja Gazije Kazija, ndërsa ka dërguar agjentë të posaçëm në dy qytetet bregdetare: Sarandë dhe Vlorë, pasi ka informacione se “çifti” i arratisur ndodhet në Jug të vendit.

Adoleshentja u largua në mesnatën e 17 majit nga banesa, pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Në momentin që ka lënë shtëpinë, 16- vjeçarja kishte shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në “Facebook”, shkruan Panorama.

Personi në fjalë dyshohet të jetë një banor i zonës (djalë mbi 20 vjeç), por për arsye hetimore, policia nuk jep identitetin e tij dhe vijon kërkimet në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa janë lajmëruar komisariatet e policive në rrethe dhe pikat kufitare.

Policia ka mësuar se adoleshentja kishte lidhje të fshehtë dashurore prej pak kohësh me një djalë të ri, me të cilin ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Me gjithë kërkimet intensive, 13 ditë më pas nuk ka asnjë të dhënë konkrete mbi vendndodhjen e çiftit të arratisur.

Nga ana tjetër, nëna e 16- vjeçares hedh dyshime se vajza është rrëmbyer nga një djalë që jetonte me qira në shtëpinë e taksistit që i çoi në “Plepa”. Ajo ka deklaruar se Gazija, përveç telefonit celular që rezulton i fikur, nuk ka marrë asnjë send tjetër me vete. Ankthit për largimin pa asnjë gjurmë të vajzës i është shtuar edhe frika për dy fëmijët e tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY