EMRAT/ Vrasja e Bledar Terpollarit, identifikohen të dyshuarit, njëri prej tyre kushëri...

EMRAT/ Vrasja e Bledar Terpollarit, identifikohen të dyshuarit, njëri prej tyre kushëri i viktimës

61
0
Shares

Zbulohet edhe identiteti i të ndaluarit të dytë,i dyshuar për vrasjen e Bledar Terpollarit. Ai është Pajtim Jaupin, 28 vjeç.
Ngjarja bëhet akoma edhe më e rëndë, kur një nga të shpallurit në kërkim nga autoritetet greke si bashkëpunëtor në krim është kushëriri i viktimës, Krenar Terpollari, i cili mendohet se fshihet në Shqipëri.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë firmosur sot 3 urdhër-arreste për 3 autorët e dyshuar në lidhje me vrasjen e Bledar Terpollarit në një fshat të Igumenicës.
Mësohet se urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori i Igumenicës. I akuzuari tjetër për vrasjen e 26-vjeçarit është bariu shqiptar, Emiljano Nana, 28 vjeç nga Tepelena. Ai prej disa ditësh është ndaluar nga policia, si fillim nën cilësinë e dëshmitarit e më pas si i dyshuar.
Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi më 9 maj, ku mbeti i vrarë nga një armë zjarri 26-vjeçari dhe iu pre koka, ka ndodhur për pazare droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY