Një sherr me thika ka ndodhur këtë mëngjes i cili ka përfunduar me një viktimë. Personi që ka humbur jetën nga goditja e thikës nuki është 20 vjeç siç u raportua në fillim por ishte 54 vjeç . Saktësimi u bë nga policia e cila tha edhe identitetin e plotë të viktimës.54 vjeçari Luan Konfrencka, ka humbur jetën rrugës për në spital.
Autori i dyshuar është Genci B. 25 vjeç
(në foto e publikuar nga lapsi.al), i cili njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Patatja”. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe të një personi tjetër me iniciale A.H, që ka qenë bashkëpunëtor i autorit. Mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka patur një konflikt të hershëm. 55-vjeçari Kopreca u qëllua me thikë gjatë përleshjes me të dy personat dhe ndërroi jetë në spital.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 10:20 në rrugën “Llambi Bonata”, ka ndodhur një konflikt, i cili ka degraduar në konflikt me mjete prerëse. Si pasojë e këtij konflikti është plagosur shtetasi L. K., i datelindjes 1961 i cili ka ndërruar jetë në Spital. Policisa në vendin e ngjarjse së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të identifikuar autorët si dhe kapjen e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/