I ftuar në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për pajisjen e përgjimit. Sipas tij, ajo pajisje është futur disa herë në Shqipëri, që nga koha kur kryeministër ishte Fatos Nano, kur isha unë kryeministër edhe tani. Por në asnjë rast, në kohën e qeverisë sime nuk ka kryer asnjë përgjim. Ajo është një pajisje lubi përgjimi që edhe i-padin apo celularin e shndërron në mikrofon përgjimi. Është një pajisje izraelite e futur në Shqipëri pa u deklaruar në dogana, por nëpërmjet kanaleve private. Kjo pajisje ka shkelur një ligj tjetër, duke mos informuar as Forcat e Armatosura. Mbi 370 personalitete nga politika, arti gazetarie, por edhe qindra qytetarë, në akte rrugaçërie të panumërta. Pajisja është shtirë në territore të ndryshme që lë të dyshosh se janë përgjuar edhe ambasada të huaja. Në bindjen time nuk është implikuar ambasada italiane. Është përgjuar, presidenti, ambasadorë të vendeve partnere lideri i opozitës etj. Në kohën time nuk ka kryer asnjë përgjim. Përgjimi është një praktikë presioni. Është përgjuar edhe Ilir Meta me prokurorët e Ina Ramës për tu marrë peng”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri foli edhe për një video tjetër përgjimi, pas asaj të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Berisha ripohoi ekzistencën e kësaj video, të cilën e disponon një TV dhe që ai pret të publikohet.
“Unë quaj publike vetëm videot politike. Për personat publik jeta e tyre private është publike. Qytetari dixhital më thotë se ‘X’ TV ka një apo dy video të tjera komprometuese të kësaj natyre (si Shukri Xhelili). Unë kam besim te qytetari dixhital, dhe pres që TV ta bëjë publike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/