“Emilajno Shullazi ishte lejtnant i Dritan Dajtit, bandës së lidhur me ish-kryebashkiakun Edi Rama”.
Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për “Tonight” të Ilva Tares.
“Shullazi është arrestuar 6 herë kur Berisha ishte në pushtet. Ka bërë burg është liruar, por mos harro kush ka qenë prokuror. Ekzekutivi ishte policia që e arrestonte. Ai ka shkuar në gjykatë dhe gjykatat e kanë dënuar disa herë. Shullazi kishte lidhje me Dritan Dajtit dhe banda e Dritan Dajtit ishte e lidhur me kryetarin e Bashkisë, Edi Rama”, denoncoi Berisha.
I pyetur se pse kur ishin në mazhorancë nuk mundën ti provonin dhe ndëshkonin këta elementë kriminelë, Berisha fajësoi ish-kryeprokuroren Ina Rama për sabotimin e punës antikrim e antikorrupsion të ish-qeverisë.
“Me Ina Ramën ish-kryeprokurore, nuk mund të ndodhte kjo. Ina Rama besoj se në bashkëpunim me të tjerë bënte gjithçka për të sobotuar pushtetin e Berishës. Ina Rama ndër të tjera një përpjekje titanike që bëra unë me amerikanët për vendosur task forcën kundër korrupsionit, e cila në vitin e parë tha që shkroi historinë, ata detyruan Dumanin që të tërhiqej me një kërcënim absolut që ajo it ha partnerëve, por e bllokoi Ina Rama. Pasi iku Dumani bllokoi totalisht luftën kundër korrupsionit”, deklaroi ish-kryeministri.
Më herët Ish-kryeministri, Sali Berisha u shpreh se përjashtimi i tij nga Parlamenti është bërë për fjalën e lirë.
“Përjashtimi ime ishte vetëm për fjalën e lirë. Vetëm sa nxjerr në dritën e diellit të atyre që marrin fjalën e lirë. Nëse ju merrni arkivën e televizionit ju merrni me qindra herë Edi Ramën, Gramoz Ruçi, Erjon Brace etj duke i thënë Berishës kriminel. Kurse unë i thashë Ramës nisur nga një koncept që e besoj prej kohësh. Se midis atij që bën dhe atij që hesht më i lig është ky që hesht, se ai ka treguar një kurajë për të denoncuar atë krim që bëri.
I ka thënë një diplomati të huaj se unë në zonat e veriut kam emëruar kriminelë sepse ata ashtu janë. dhe ja kam marrë Sali Berishës. Ky e quan veriun një pellg kriminelësh, çka nuk është kurrë e vërtetë.
I ka deklaruar kreut të PD, Lulzim Basha. Tani si të mos reagoj unë. Etërit e tij kishin grupin e vrasësve, të torturuesve, por ata ishin kriminelë të dobishëm dhe mbroheshin më shumë se kush tjetër. Krimi i dobishëm të jep mundësi të realizosh ato që nuk ti lejon ligjit”, deklaroi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/