Një aksident i rëndë ka ndhodhur në Lezhë ku ka mbetur i vdekur një person. Aksidenti ndodhi gjatë natës, në aksin ish Fabrika e Letrës – Ishull Shëngjin. Sipas burimeve të policisë i vdekur ka mbetur një i ri nga Ulqini i Malit të Zi.
Policia ka arrestuar shoferin e dehur të një automjeti tip Audi A4. Albert (Robert) Delaj 30 vjeç është arrestuar pasi në gjendje të dehur është përplasur me mjetin Audi A6 me targë ULAS 193 që drejtohej nga malazezi Gazmir Mustafiç. Për pasojë, makina e drejtuar nga malazezi humbi kontrollin dhe u përplas me një automjet tip Benz me targa AA 595 LX që drejtohej nga 44vjeçarja D.N. Për pasojë, humbi jetën 27vjeçari nga Mali i Zi dhe mbeti e plagosur jashtë rrezikut drejtuesja e automjetit Benz dhe pasagjerja që ishte në këtë makinë, shtetasha M.GJ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/