Të paktën 18 persona u arrestuan nga policia javën që shkoi për vjedhje energjie, ndërtim pa leje dhe prerje të pyjeve.
Sipas policise, për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 75 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE.
Janë kryer 2.765 kontrolle në terren dhe gjatë kontrolleve janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 43 autorë.
Nga këta, 12 autorë janë arrestuar në flagrancë, 4 autorë janë shpallur në kërkim dhe 27 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 28 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 23 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 autor është shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, në të gjithë vendin vijon operacioni “Roja i Gjelbër”, ku gjatë javës që kaloi në të gjithë vendin janë evidentuar 9 raste me 9 autorë, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 6 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/