Policia ka publikuar videon e grabitjeve, të ndodhura disa muaj më parë, ndërsa autorët u ndaluan një ditë më parë, 28 maj.
Në videon e publikuar nga policia, duke autorët e grabitjeve, të cilët janë të maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armëve ata kanë hyrë në biznese të ndryshme duke kryer grabitjet.
Policia arrestoi katër shtetas në kuadër të një operacioni të koduar “Burgman”, i cili u finalizua pasditen e kësaj të shtune.
Të rinjtë nga 20 deri në 28 vjeç akuzohen për vjedhje. Në pranga përfunduan: Juxhin Kapllani, 28 vjeç dhe Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe Jurgen Kulmi, 21 vjeç, Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak.
Nga hetimet e deri më tanishme janë zbardhur 6 grabitje me dhunë nga shtetasit e mësipërm.
GRABITJET
Më datë 25.10.2015, në lagjen Nr.12, me kaska motori dhe të armatosur, kanë vjedhur me dhunë një kazino ”Apex”,(tentuar edhe nje herë më parë për t’u vjedhur).
Më datë 21.11.2015, në lagjen Nr.4 i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të karburant ”Kastrati”, rreth 12 000 lekë të reja.
Më datë 21.01.2016, në lagjen Nr.17/1, një një ”Lloto sport“, i kanë marrë me dhunë nja sasi parash shtetasit E.K.
Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr.16 i kanë marrë me dhunë shtetasit B.B. roje në karburantin ”Euro Petrol” , xhiron ditore dhe një aparat celular.
Më datë 12.04.2016, në Shenavlash i kanë vjedhur shtetasit J.B. automjetin tip Renault Clio me targa DR 1793 E, të parkuar pranë banesës.
Më datë 04.05.2016, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e transferimit të parave ”Ëestern Union”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/