Prokuroria i kërkon Italisë ekspertizë për pajisjen e dyshimtë të përgjimit

Prokuroria i kërkon Italisë ekspertizë për pajisjen e dyshimtë të përgjimit

65
0
Shares

Prokurorët që po hetojnë çështjen e përgjimeve të dyshuara me pajisjen “IMSI Catcher” kanë hartuar një letërporosi drejtuar palës italiane.Me anë të letërporosisë, e cila pritet të dërgohet në rrugë procedurale në Itali, Prokuroria kërkon këqyrjen e pajisjes, e cila mendohet se ka hyrë në vendin tonë në mars 2016.

Letërporosia për në Itali është hartuar nga grupi i hetimit për arsye se Prokuroria e ka pasur të pamundur deri në këtë moment të këqyrë apo ekspertojë pajisjen e dyshuar. Sipas Prokurorisë, në situatën kur është regjistruar procedimi penal dhe hetuesve nuk u është mundësuar ta këqyrin pajisjen, ka dy rrugë procedurale.

E para është që autoritetet italiane të urdhërojnë misionin Interforce që t’ia dorëzojë pajisjen Prokurorisë shqiptare dhe e dyta, që është më e mundshme, është që policë gjyqësorë nga Italia të vijnë në Shqipëri dhe në prani të hetuesve shqiptarë, ose veçmas, të ekspertojnë pajisjen. Më pas ata mund t’ua bëjnë prezente me akt­ekspertime hetuesve shqiptarë rezultatin e veprimeve të tyre verifikuese me kompjuterin qendror të “IMSI Catcher”. Sipas ekspertëve të fushës, sido që të ndodhë, vlera dhe besueshmëria e akt­ekspertimit është dëmtuar për shkak se hetimi ka nisur prej më se dy javësh dhe pajisja ende nuk është në duart e Prokurorisë.

PAJISJA

Pas hyrjes së saj në Shqipëri nga Porti i Durrësit, mendohet se pajisja është dërguar në Vlorë e më pas është sjellë në Tiranë. Prokuroria regjistroi procedim penal për “shpërdorim detyre” për faktin se nuk ishte zbatuar ligji në futjen e pajisjes në fjalë në vendin tonë. Ditën e parë të hetimit, Prokuroria shkoi në zyrat e Policisë dhe kërkoi këqyrjen e pajisjes, por Policia shqiptare ktheu përgjigjen se pajisja ishte në administrim të misionit Interforce. Prokuroria i kërkoi të dhëna këtij misioni të shtetit italian në Shqipëri, në lidhje me pajisjen dhe po ashtu kërkoi që grupi i hetimit të bënte këqyrjen dhe ekzaminimin e saj. Por, për gati dy javë, organi i akuzës nuk mori asnjë nga përgjigjet që kërkoi. Ndërkohë që përgjigjja nuk vinte, në adresë të Prokurorisë në datën 17 maj mbërriti një letër e ish­drejtorit të Policisë italiane, Alessandro Pansa, ku ai jepte disa të dhëna për hyrjen e pajisjes në Shqipëri dhe përdorimin e saj për trajnimin e efektvëve shqiptarë.

LETËRPOROSIA

Për shkak se letra e ish-­kryepolicit italian ishte pa datë, pa vulë dhe pa firmë, por një dokument krejt i zakonshëm, që shoqërohej vetëm nga një letër përcjellëse e ambasadorit të Italisë në Tiranë, Prokuroria nuk e konsideroi si provë. Për këtë arsye, grupi i hetimit qëndroi në pritje të informacionit të kërkuar nga misioni Interforce dhe gjatë kësaj kohe, mori në pyetje zyrtarët e Policisë shqiptare. Në Prokurori dhanë dëshmitë e tyre drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, zv.drejtori Ardian Çipa dhe zyrtarë të tjerë. Në vazhdim u morën në pyetje specialistë dhe efektivë të Policisë që kanë marrë pjesë në trajnimet e kryera me pajisjen që dyshohet se është përdorur për kryerje përgjimesh të paligjshme./ Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY