Kombëtarja shqiptare ka fituar miqesoren me Katarin duke e mundur me rezultatin 3-1. Ka qenë skuadra arabe e cila kaloi në avantazh që në minutën e parë me anë të Abdulkarim Hasan Fadlalla.
Por kuqezinjtë barazuan me Arlind Ajetin në minutën e 23’. Ermir Lenjani shënoi në minutën e 40′ duke e kaluar kombëtaren shqiptare në avantazh. Pjësa e parë përfundon me rezultatin 2-1 në favor të kuqezinjve.
Pjesa e dytë ka nisur me një lojë të qartë për Shqipërinë dhe në minutën e 60’ Armando Sadiku ka trefishuar rezultatin. Miqësorja Shqipëri-Katar përfundoi me rezultatin 3-1.
Ndeshja u luajt në Hartberg të Austrisë në një impiant prej rreth 6 mijë vendesh.
Kjo sfidë konsiderohet si një test për kuqezinjtë e De Biazit para Europianit. Pak ditë pas kësaj ndeshjeje, futbollistët do të luajnë miqësoren e fundit para finaleve të “Francë 2016”. Kombëtarja do të luajë më datë më datë 3 qershor në Itali ndaj Ukrainës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/