Meta, pritje për Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Meta, pritje për Asamblenë Parlamentare të NATO-s

69
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në një takim përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po zhvillon punimet 3-ditore në Tiranë.

Kryeparlamentari shqiptar vlerësoi organizimin e këtij evenimenti për herë të parë në vendin tonë, si një moment mjaft të veçantë që tregon për sfidat të cilat ka kaluar Shqipëria.

“25 vjet më parë ishim një vend i izoluar dhe i indoktrinuar. Sot jemi përkrah NATO-s në të gjitha sfidat e saj për garantimin e paqes në botë“, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit tha se mbështet politikën e zgjerimit të NATO-s. Sipas tij, anëtarësimi i Malit të Zi rrit sigurinë në rajon. “Shqipëria është një vend që ka jetuar në paqe me fqinjët. Përgëzoj Malin e Zi për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO“, theksoi Meta.

Për kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, Shqipëria ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për paqen në botë. Ai theksoi se shqiptarët kanë qenë një popull i privuar nga liria, por sot janë pjesë e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake të globit. “Shqipëria ka qenë një partnere dhe aleate e rëndësishme e jona. Është kënaqësi e madhe të jemi në Tiranë në këtë eveniment të rëndësishëm. Nuk e ekzagjerojmë të themi se shqiptarët kanë qenë gjithnjë të privuar nga liria. Dhe sot janë një vend i rëndësishëm i Aleancës për ruajtjen e garantimin e paqes në botë“, u shpreh Turner.

Ai vlerësoi marrjen e ftesës nga Mali i Zi, duke e cilësuar këtë sukses për të gjithë rajonin. Turner tha se Shqipëria ka qenë mbështetëse e anëtarësimit të Malit të Zi.

“Integrimi i Malit të Zi është një sukses jo vetëm për këtë shtet, por edhe për Shqipërinë. Është pikërisht Shqipëria ajo që ka patur një angazhim të madh në këtë proces. Ju tashmë keni eksperiencë, keni një vend të bukur dhe një popull të mrekullueshëm“, theksoi Turner.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY