Këto janë makinat që ngelin në kolaudim nga 1 korriku i këtij viti
Pas vendimit për uljen e normave të shkarkimit të gazrave nga makinat shumë makina rrezikojnë të mos kalojnë testin e kolaudimit.
Gjatë katër muajve të parë të këtij viti afro 10 mijë mjete nga 108 mijë të kontrolluara nuk e kaluan testin, e kjo ndodhi për shkak të normës së lartë të çlirimit të gazrave.
Por, qeveria do t’i qëndrojë planit për t’i ulur edhe më tej normat, duke bërë që të penalizohet një numër më i madh automjetesh.
Ulja e normave bëhet me qëllim përputhjen e tyre me normat 100 % me ato të Bashkimit Evropian.
Konsumatorët dhe grupet e interesit vazhdojnë të ankohen se cilësia e naftës dhe benzinës në Shqipëri vijon të jetë jashtë standardeve. Institucionet kontrollit të cilësisë së naftës janë të korruptuara. Vetëm një vit më parë ish-nëndrejtoresha e doganave u arrestua pasi shpërndau një sasi të madhe nafte virgjin në karburantet e Shqipërisë. Ajo po hetohet vetëm për krim financiar ndërkohë që gazrat e prodhuara prej kësja nafte të papërpunuar mund të ketë shkaktuar disa mijëra të sëmurë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/