Martesa nuk vonon, ajo vjen pas një viti. Çifti i ri mendon të shpërngulet për një jetesë më të mirë në Greqi, por ishte ky momenti kur Elvana zgjohet nga “gjumi” dhe kupton se burri që kishte në krah në fakt ishte tjetër njeri. Debatet mes tyre fillojnë të shtohen, por përsëri nuk heqin dorë nga njëri-tjetri, duke u kthyer në Shqipëri. Shpërngulen në Berat, por gjërat fillojnë vetëm të vështirësohen.
“Motra ime ka bërë gjithçka për mua në atë periudhë. Ka lënë dhe veten e saj pas dore vetëm sepse shqetësohej për mua. Lidhja jonë ka rezistuar aq kohë vetëm prej saj. Shumë herë kam tentuar të vras veten, por nuk e kam bërë vetëm nga ajo”
Vuajtjet e Elvanës nuk kanë të mbaruar. Kur sheh se jetesa nuk shtyhej në atë mënyrë, ajo vendos të shkojë në Angli dhe tërheq atje edhe të shoqin. Por, ai edhe pse ndërroi tre vende nuk ndryshonte, ishte i njëjti dhe pikërisht këtu Bleona vendosi të ndahej përfundimisht nga ai.
Por, në momentin kur mori këtë vendim për jetën e saj, jeta i mori tjetër rrjedhë. Gjithçka nis nga një takim i rastësishëm dhe vazhdon në një histori përrallore. Ajo fillon të punojë si pastruese shtëpish dhe një ditë fati vendosi që ajo të pastronte në shtëpinë e “princit” Michael. Me kalimin e ditëve, Michael i shpreh pëlqimin dhe i kërkon që të jenë shokë. Por shoqëria e tyre ishte thjesht një prag që të çonte në një dashuri të bukur, përfundon Elvana, historia e të cilës tregon se ndonjëherë realiteti duket më përrallë se sa vetë përralla.
Hirushja! E kush nuk e ka parë apo ka dëgjuar për këtë përrallë. Shumë vajza të vogla kanë qarë bashkë me Hirushen, kur atë e keqtrajtonte njerka me vajzat e saj. Edhe pse vitet kalojnë dhe Hirushja për shumë nga ne është bërë një nga personazhet më të dashura që e gjejmë në kujtimet e fëmijërisë, akoma vazhdojmë t’ua tregojmë fëmijëve përrallën e saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/