Fakte të reja tregojnë se si e kishte ngritur Balili, i quajtur nga CNN si eskobari i Ballkanit, industrinë e tij të trafikimit të drogës, thuhet në një deklaratë të Enkelejd Alibeaj, që drejton departamentin e sigurisë në PD.
“Në fillim ai kapi transportet, pasi Edi Rama e emëroi drejtor rajonal për Sarandën.
Pastaj futi nën kontroll pikat kufitare, duke caktuar përmes Tahirit, si shef të kufirit për komisariatin e Sarandës, Asim Canajn, të cilin Balili e kishte për 10 vite drejtues në biznesin e tij, në policinë private.
Kështu, prej viti 2013, Klement Balili rilindi duke futur në dorë rrugët e transportit të drogës, pasi ishte vetë drejtor, dhe duke pasur gjithashtu në dorë pikat e kalimit të drogës jashtë vendit, me hyzmeqarin e tij, si shef kufiri.
Po çfarë ndodhi kur aksioni ndërkombëtar i policisë greke, belge dhe DEA-s amerikane iu afrua Balilit, dhe ai ia doli të arratisej falë bashkëpunimit të suksesshëm të Tahirit.
Shefi i komisariatit të Sarandës u pezullua për këtë neglizhencë të vogël, dhe në krye të policisë atje, u komandua për disa ditë, pikërisht i punësuari nga Balili, Asim Canaj.
Duhej disa ditë në krye të policisë së Sarandës njeriu i Balilit, për të kopsitur letrat, për të rregulluar punët, apo për të fshirë gjurmët.
Këto fakte jo vetëm dëshmojnë se Tahiri dhe Rama e dinin shumë mirë kush ishte Balilaj, por kishin vënë në dispozicion të tij gjithë infrastrukturën shtetërore”, thuhet në deklaratën e Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/