Kryeministri Rama besohet se ka thirrur në zyrën e tij të premten 20 prokurorë. Gazeta Rilindja Demokratike i referohet burimeve të saj për këtë lajm ndërkohë që saktëson se prokurorët janë thërritur një e nga një.
Gazeta disponon edhe listën e prokurorëve që kanë pasur takim me Ramën.
Megjithatë arsyet e këtyre takimeve të kryeministrit nuk janë të qarta edhe pse gazeta përmend se shkak mund të jenë hetimet e prokurorisë për përgjimet.
Sikurse thuhet në gazetë Kryeprokurori kishte firmosur urdhër-arrestin për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Çako disa ditë më parë, kur ai nuk lejoi prokurorët që të sekuestronin pajisjen e përgjimit. Urdhëri i Llallës është anuluar pas presionit që i është bërë atij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/