Departamenti Mjedisit, Pyjeve, Turizmit dhe Departamenti i Kulturës në Partinë Demokratike së bashku me ambjentalistë dhe studentë morën pjesë dje në fushatën “Clean Up the Med” ku pastruan një zonë shumë të ndotur tek Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Kjo zonë është e veçantë ku ndërthuret turizmi, kultura dhe mjedisi, por që sërish nuk i ka shpëtuar ndotjes.
Ndonëse në prag të sezonit turistik, pastrimi i kësaj zone nuk ka nisur ende nga pushteti lokal. Mbi 100 thasë me mbeturina u grumbulluan nga aktivistët dhe u transportuan me varkë pasi nuk ka akses rrugor. Kjo ndotje kryesisht depozitohet nga zonat urbane dhe që përfundojnë në det nga mos trajtimi i duhur i mbetjeve. Disa mbeturina ishin bërë pjesë e territorit duke u mbuluar me baltë e bimësi. Aktivistët e Partisë Demokratike u bënë thirrje të gjithë pushuesve të mirambajnë zonat turistike dhe të mbrojnë mjedisin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/