Komuniteti i ndjekësve të Satanait në SHBA e ka të shënuar datën 6 qershor 2016. Data korrespondon me numrin 666, që njihet si numri i djallit. Ky komunitet besimtarësh organizon evente në të gjithë botën në këtë datë.
Tempulli satanik i Los Angelesit bëri të ditur se ka organizuar evente në pesë pika të ndryshme të qytetit, sipas një programi sekret. Ata thonë se vendet ku do të mblidhen ndjekësit mund të lokalizohen me GPS dhe formojnë pentagramin e shenjtë, ose siç njihet ndryshe, ylli me pesë cepa.
Ndjekësit e Lancasterit do të mblidhen për të mbështetur Steve Hill, i cili kandidon për në senat. Linja politike e Steve Hill, i cili është pjesë e këtij komuniteti, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e SHBA’ve.
Ndjekësit e këtij sekti thonë se respektojnë çdo qenie njerëzore dhe kafshët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/