Angli, shpëtohen 18 emigrantë shqiptarë, anija me të cilën udhëtonin po mbytej

Angli, shpëtohen 18 emigrantë shqiptarë, anija me të cilën udhëtonin po mbytej

66
0
Shares

Një grup prej 18 emigrantësh shqiptarë dhe dy shtetas birtanike janë shpëtuar nga Roja Bregdetare e Britanisë së Madhe pasi rrezikun që të mbyteshin në brigjet e kanalit anglez, Kent. Kjo ngjarje e cila mund të kthehej në një tragjedi ndodhitë shtunën.

BBC raporton se disa prej pasagjerëve telefonuan të afërmit e tyre nëCalais, duke i thënë se janë në vështirësi. Më pas autoritetet franceze kanë alarmuar dhe kontaktuar autoritetet e rojes bregdetare britanike.

Rojet bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar kanë marrë një thirrje për ndihmë pasi varka ku ata po lundronin ishte duke u fundosur.

Drejt vendit të ngjarjes, nga Angli u nisën një helikopter dhe një anije për t’u ardhur në ndihmë 18 shqiptarëve dhe 2 kontrabandistëve.

Emigrantët shqiptarë u dërguan në Zyrën e Emigracionit ku dhe u morën në intervistë. Autoritetet u vunë në kërkim të emigrantëve vetëm pasi ata nisën të telefonojnë familjet e tyre nga barka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY