Zbulohet shefi i komisariatit që i jep “liridalje” me armë në brez...

Zbulohet shefi i komisariatit që i jep “liridalje” me armë në brez të “burgosurit në shtëpi” Durim Bami

59
0
Shares

PD ka denoncuar sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri” si të “kapur në një tjetër aferë kriminale”.
Duke ju referuar rastit më të fundit, të mos arrestimit për armëmbajtje pa leje, të Durim bamit, i cili thyen edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë ën PD, Enkelejd Alibeaj, zbulon edhe oficerin policsë, shefin e komisariatit, që ia mundson ktë “liridalje”…


Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

Saimir Tahiri është kapur në një tjetër aferë kriminale


enkelejd alibeaj, 28 majDuke ofruar shërbimin e tij, ka garantuar  paprekshmëri për Durim Bamin, i cili u denoncua nga qytetarët pasi me 21 maj, në orën 17.00, ky i fundit ishte në një lokal në qendër të Niklës, i pajisur me armë pa leje e me veshje antiplumb, edhe pse gjendet nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe e ka të ndaluar me vendim gjykate të dale nga banesa.
Dhe është pikërisht policia e Tahirit që duhet të garantojë zbatimin e këtij vendimi gjykate.
Me ndihmën e shefit të komisariatit, Erjon Ismaili, pjesë e grupit të besuar Shullazi-Tahiri, Bamit i janë ofruar lehtësi. Një nga ushtarët e tij është paraqitur dhe është lejuar ta marrë përsipër ai, përgjegjësinë për armët dhe pajisjet e tjera të paligjshme.
Kështu Bami i shpëtoi procedimit, me një ndërhyrje të kontrolluar nga fillimi deri në fund prej Saimir Tahirit. I akuzuari si vrasës me pagesë nga vetë radhët e mazhorancës, i dyshuari për vepra të rënda penale, është një njohje e vjetër e Saimir Tahirit. Saimir Tahiri ka ndërmjetësuar e ka kuvenduar me të privatisht në zyrën e Ministrit të Brendshëm, në plazhe e rezidenca qeveritare.
Bami mbajti qëndrimin e duhur në kohën kur u akuzua se ishte pajtuar nga Meta për të vrarë dy deputetë, qëndrim që solli mbylljen e çështjes dhe ndihmoi Ramën për të kapërcyer krizën e madhe politike, ndaj sot shpërblehet nga Saimir Tahiri me paprekshmëri e me leje për të qarkulluar i armatosur.
Kjo është një tjetër dëshmi e lidhjes së Saimir Tahirit me krimin.
Dëshmi e marrëdhënies së ngushtë që ai ka me banditë, trafikantë e vrasës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY