Përjashtimi i Berishës, deputetët e PD-së bojkotojnë 10 ditë Parlamentin

Përjashtimi i Berishës, deputetët e PD-së bojkotojnë 10 ditë Parlamentin

51
0
Shares

Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur sot që të deputetët e tij të bojkotojnë për 10 ditë punimet e Kuvendit , përfshirë komisionet parlamentare. Ky vendim erdhi pas përjashtimit të përsëritur të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendi.
Vendimin e konfirmoi kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.
Sipas tij, grupi vendosi bojkot për të njëjtin afat i të gjitha aktiviteteve të parlamentit, komision dhe seancë plenarë.
“Në një kuvend ku nderohet krimineli dhe dënohen ata që denoncojnë krimin është akti më i lehtë, kjo shumicë shpreson ti mbyllë gojën opozitën, e ka gabim”, tha ai.
Duke folur për ndikimin e këtij përjashtimi të Berishës nga Kuvendi, në takimin mundshëm Basha – Rama, Paloka saktësoi se, “kjo nuk është një çështje që i përket grupit parlamentar. Këto nuk kanë lidhje. Kryetari i PD reagoi dje për këtë problem”.

 

Prononcimi i plotë për mediat i kryetarit të grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka


edi paloka, prononcim 28 majGrupi Parlamentar u mblodh dhe diskutoi lidhur me përjashtimin tjetër që Byroja politike e Ramës vendosi të marrë ndaj z. Berisha.
Vendimin besoj se e morët vesh, është bojkot për të njëjtin afat për të gjitha aktivitetet e Parlamentit. Pra për komisionet dhe seancën plenare. Sepse në një Parlament ku nderohen kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe prostitutave dhe dënohen ata që denoncojnë krimin, ky duket akti më i lehtë që mund të ndërmarrim.
Duket qartazi që kjo mazhorancë ka vendosur ose shpreson ti mbyllë gojën opozitës.  E ka gabim. Vetëm gojën s’mund të na e mbyllë kurrë. Absolutisht edhe sikur të dalim fare nga ai parlament, ne tashmë e kemi filluar punën tonë si deputetë me parlamentin e vërtetë, qytetarët e këtij vendi. Por duket që tentative nuk është thjeshtë për ti mbyllur gojën opozitës por duket se duan ti mbyllin çdo derë opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY