LISTA/ Dekriminalizimi, 49 këshilltarë bashkiakë rrezikojnë mandatin

LISTA/ Dekriminalizimi, 49 këshilltarë bashkiakë rrezikojnë mandatin

85
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë të diskutojë shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe përfundimin e përkohshëm të mandatit për anëtarët e këshillave bashkiak të cilët nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në KQZ, brenda afatit ligjor. Mbledhja më e afërt e lajmëruar e KQZ-së për këtë diskutim, është ditën e martë.
Nga verifikimi përfundimtar i kryer nga KQZ rezulton se nga 65 këshilltarë bashkiakë që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit, shkruan gazeta shqiptare. Ndërsa 49 këshilltarë që e kanë detyrim nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të caktuar.
Midis emrave që nuk kanë plotësuar edhe këtë formuar janë edhe disa anëtarë të këshillit bashkiak në Tiranë, si profesoresha e njohur Klodeta Dibra, e cila garoi për rektore në zgjedhjet për Universitetin e Tiranës dhe që u përfshi në të ashtuquajturën çështja “Shullazi” si edhe Luan Bregasi, një biznesmen i njohur.
Gjithashtu bie në sy edhe anëtari i këshillit bashkiak të Himarës, njëherazi ish-kryebashkiaku i këtij qyteti, Vasil Bollano, si edhe drejtues lokalë të PS-së dhe partive të tjera. Ata, nëse nuk ofrojnë justifikime ligjore të besueshme, humbasin mandatet në këshillat bashkiakë për shkak se nuk kanë dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit brenda afatit ligjor.
KQZ bëri publike listën e zyrtarëve që kanë vetëdeklaruar ose që kanë refuzuar vetëdeklarimin në zbatim të ligjit të njohur, si ligji i dekriminalizmit. Sipas KQZ-së, deklarata është plotësuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga 19 ministra, nga 61 kryetarë bashkisë si dhe nga 1530 këshilltarë.

Lista

lst 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY