Një burrë saudit ka qëlluar doktorin, i cili ndihmoi bashkëshorten e tij që të lindte fëmijën. Arsyeja ishte se mjeku ishte mashkull dhe jo femër.
Doktor, Muhannad Al-Zabn, u qëllua nga babai i fëmijës së sapolindur menjëherë pasi i dha lajmin e mirë në spitalin “King Fahad Medical” në Riad.
Në fillim doktori ka menduar se po merr një falënderim për pritjen e suksesshme, por në fakt ai u qëllua me armë nga babai i “tërbuar”. Mediet vendase shkruajnë se pas ngjarjes, burri u largua nga spitali.
Ndërsa doktori ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme dhe pas operacionit, ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Burri i paidentifikuar, i cili besohet se është mërzitur se një mashkull tjetër ka parë bashkëshorten e tij të zhveshur, është arrestuar nga policia.
Në Arabinë Saudite, burrat dhe gratë në shumicën e vendeve publike janë të ndarë. Gjithashtu gratë nuk lejohen që të drejtojnë makinë, si pasojë ata kanë shofer mashkull për të lëvizur jashtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/