FOTO/ Durrës, operacioni “Burgman”, shkatërrohet banda e grabitjeve me dhunë

FOTO/ Durrës, operacioni “Burgman”, shkatërrohet banda e grabitjeve me dhunë

204
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një hetimi disa javor kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar  “Burgman”, ku kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e gjashtë ngjarjeve dhe kanë parandaluar një tjetër, duke arrestuar në flagrancë, Juxhin Kapllani, 28 vjeç, banues në Durrës;  Jurgen Kulmi, 21 vjeç, banues në Shijak; Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak;
Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve hetimore të specializuara dhe intensive, Specialistët për Krimet  kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e gjashtë vjedhjeve me dhunë ku shtetasit e mësipërm, janë autorët e dyshuar.
Gjithashtu,  Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur edhe parandalimin e një vjedhje tjetër të planifikuar nga shtetasit e mësipërm, konkretisht të një filial transfertë parash  “Western Union”, në afërsi të kryqëzimit të Stadiumit.
Të arrestuarit janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe armëmbajtje pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja me dhunë ” në bashkëpunim parashikuar në nenin 139,25  të Kodit Penal.

Të arrestuarit

durres, makina e hajduteve• Juxhin Kapllani, 28 vjeç, banues në Durrës;
• Jurgen Kulmi, 21 vjeç, banues në Shijak;
• Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak;
• Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës.

Vjedhjet me dhunë të dyshuara se janë kryer prej këtyre të arrestuarve

aksesore grabitjesh1Më datë 25.10.2015, në lagjen Nr. 12, me kaska motori dhe të armatosur,  kanë vjedhur me dhunë një kazino ”Apex”, (tentuar edhe një herë më parë për t’u vjedhur).
Më datë 21.11.2015, në lagjen Nr. 4 i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të karburant ”Kastrati”, rreth 12 000 lekë të reja.
Më datë 21.01.2016, në lagjen Nr. 17/1, një ”Lloto sport“, i kanë marrë me dhunë nja sasi parash shtetasit E. K.
Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr. 16 i kanë marrë me dhunë shtetasit B.B. roje në karburantin ”Euro Petrol”, xhiron ditore dhe një aparat celular.
Më datë 12. 04. 2016, në Shenavlash i kanë vjedhur shtetasit J. B. automjetin tip Renault Clio me targa DR 1793 E, të parkuar pranë banesës.
Më datë 04.05.2016, në lagjen Nr. 14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e  transferimit të parave  “Western Union”.

Sekuestruar në cilësinë e provave materiale

motoret e hajduteve• 1 armë zjarri;
• 2 thika
• 2 motorë;
• 1  automjet tip Renault Clio me targa DR 1793 E;
• 4 telefona celularë;
•  doreza, kapuçë dhe kokore motori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY