Këshilltari i Edi Ramës, për mediat, Endri Fuga ka organizuar dhe realizuar një festë sheikësh për ditëlindjen e djalit të tij 1-vjeçar. Festa është bërë në Kotorr të Mali të Zi, ku mësohet se të ftuar kanë qenë qindra persona.
Një gjë të tillë e ka zbuluar në Facebook, gazetari Artur Çani.
“Lajmi i Fundit. Dinastia Fuga (Endri) festoi datëlindjen e djalit të tij 1-vjeçar. Urime … urime … urime.
Por me duket ekstravagant fakti që të ftuarit ishin me qindra e që të mos binin në sy qokat bëheshin në Kotor.
Unë që kam mbaruar për inxhinieri pyes: ‘Kështu si e ka nisur ku do ta festojë 2 vjetorin, po 3 …po ….’”, reagon Artur Çani në “Facebook”.
Më pas Artur Çani shkruan sërish në “Facebook”.
“Sa dëgjoj historinë e festimeve me të re fundit të dinastisë Fuga, vetëm një vjeçar, Mazia, gjyshi im për ata që se njohin me tha:
‘Mua, tha Mazia, me morri zoti me ngriti, me ngriti, por kur me pa surratin e me lëshoi, shpëtova vetëm me një këmbë të thyer po në Tiranë me lëshoi, ca të tjerë po i ngre e po i ngre e akoma s’ia ka pare surratin. Varet nga sa lartë do jenë kur t’ja shohë surratin se qëllon që thyen edhe qafën e vetë në të sëmës”. Përfundoj duke qeshur me qesëndi Mazja’”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/