Vazhdojnë zgjedhjet për krerët e degëve të PS-së.
Në Gjirokastër, gara u zhvillua mes Ismail Zekës dhe Flamur Golemit, i cili u zgjodh kryetar pasi siguroi 57 vota nga 42 që mori rivali i tij. Adelina Stefani në garën për kreun e partisë socialistë të Përmetit ku garonte e vetme, mori më shumë vota kundër. Por ajo u zgjodh kryetare dhe pse rezultati ishte 19 pro dhe 23 kundër.
Në Shkodër asambleja votoi për kryetar Arvit Osjan që ishte dhe kandidaturën e vetme për këtë post.
Në Berat është zgjedhur në krye të PS, Valbona Zylyftari e cila garoi e vetme për këtë post.
Në Gramsh pritet të përsëritet procesi pasi dy kandidatët në garë u ndanë barazim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/