Policia e Dibrës ka shpallur më në fund në kërkim kryetarin e zyrës postare të Maqellarës.
Sipas policisë vendore, mësohet se 28-vjeçari Skerdinand Hoxha dyshohet se ka tërhequr nga posta e Dibrës mbi 7 milion lekë (të reja) për kryerjen e disa shërbimeve dhe është larguar duke marrë me vete edhe shumën në fjalë.
Ende nuk dihet vendndodhja e punonjësit të postës ndërsa policia po punon për kapjen e 28-vjeçarit. Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” .
Ndërkohë, polica është shumë e vonuar në këtë shpallje në kërkim, ndërsa mësohet se vjedhja ka më se 10 ditë që ka ndodhur dhe jo më larg se dy ditë më parë, këtë vjedhje e denoncoi publikisht nga salla e seancave plenare të Kuvendit, deputeti i Dibrës, Sherefedin Shehu.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Skandal tjetër në Dibër, punonjësit e postës vjedhin 100 mln lekë e ikin në SHBA
/web/Skandal_tjeter_ne_Diber_punonjesit_e_postes_vjedhin_100_mln_leke_e_ikin_ne_SHBA_19566_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/