Nga operacion ndërkombëtar janë prangosur mbrëmjen e së martës 15 shqiptarë në Itali. Ata janë arrestuar në kuadrin e operacionit “Riccio”, si pjesë e një grupi prej 38 personash, që përbëhej nga shqiptarë, marokenë, tunizianë e rumunë.
Prej më se dy vjetësh ata ishin shndërruar në problem për policinë italiane, falë metodave që ata përdornin për trafikun e drogës. Hetimet për zbulimin e këtij grupi nisën në shkurt të vitit 2014, kur u sekuestruan 42 kg heroinë gjatë një kontrolli rutinë.
Mësohet se, paratë që përftonin nga ky aktivitet, i nisnin në mënyrë ilegale, por me forma legale, drejt Shqipërisë.
Transportimi bëhej nëpërmjet postës, por edhe nëpërmjet autobusëve që vinin nga Italia në Shqipëri. Paratë fshiheshin nëpër pako me rroba që niseshin për të afërmit e tyre dhe pa u diktuar arrinin në destinacion.
Policia italiane, gjatë operacionit të koduar “Riccio”, arriti të sekuestronte 300 mijë euro dhe 130 kg drogë, të llojit heroinë dhe kokainë.
Grupi kishte shtrirje në Italinë Veriore, Spanjë dhe Shqipëri. Prokuroria e Milanos ka lëshuar 38 urdhër-arreste, ku deri tani janë arrestuar 31 persona, 12 prej të cilëve në Shqipëri, ndërsa 3 shqiptarë të tjerë janë në kërkim.
Të arrestuarit në Shqipëri
1. Dritan Çela, 45 vjeç
2. Gerald Gjoni, 29 vjeç
3. Aneseti Çulli, 50 vjeç
4. Florian Kokonozi, 35 vjeç
5. Gazment Dimni, 29 vjeç
6. Erald Zyka (Nasto), 34 vjeç
7. Kridens Kërçuku, 37 vjeç
8. Ilirjan Orhan, 53 vjeç
9. Agron Sulmina, 41 vjeç
10. Ardit Hyka, 26 vjeç
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/