Burri padit punëdhënësin: Nuk bëja asnjë punë, rrogën e merrja kot

Burri padit punëdhënësin: Nuk bëja asnjë punë, rrogën e merrja kot

53
0
Shares

Ndërsa shumë njerëz ankohen se stresohen nga ngarkesa e punës, francezi Frederic Desnard ka paditur kompaninë se mërzitet duke mos bërë asgjë. Ai i ka kërkuar kompanisë në të cilën punonte shumën prej 360.000 euro dëmshpërblim.

Burri që punonte si drejtuesi i një kompanie që prodhon parfume, mes 2010-2014, kishte për të bërë aq pak punë sa mërzitej. Kjo sipas tij ka zhvilluar një formë depresioni sepse i vinte turp që paguhej për të mos bërë asgjë.

Madje, burri thotë se nga kjo situatë ka pësuar edhe një atak epileptik, që e ka detyruar të qëndrojë në shtëpi për disa muaj. Por në seancën e parë, ku Desnard tentoi të paraqesë arsyet e tij përpara trupit gjyqësor, provat nuk ishin bindëse. Madje ai u dënua me 1000 euro dëmshpërblim nga ish-punëdhënësi i tij për shpifje. Pavarësisht kësaj, burri nuk ka hequr dorë nga e drejta e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY