Me banorët e Elbasanit kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha diskutoi ndikimin që kanë patur taksat në rritjen e kostove të jetesës dhe aktivitetin tregtar e bujqësor të tyre.
“Taksat rriten, rruga Tiranë-Elbasan nuk mbaron, shëndetësia në ditë të zezë, pensionet nuk rriten, rrogat nuk rriten, normalisht që nuk ka xhiro. Hapi i parë është të ulim taksat. Ulim taksat të ketë më shumë para për biznesin, më shumë para për qytetarët, më shumë para për konsum. Hapi tjetër është që paratë që do të mblidhen do të shkojnë vetëm për investime që hapin vende pune, jo për luks, për orendi, për bileta avioni për qeveritarët”, deklaroi Basha.
Basha tha se platforma fiskale e Partisë Demokratike do të sjellë shtim të numrit të të punësuarve dhe rritje të pagave për punonjësit e bizneseve. Sipas tij ulja në 9 për qind e taksës e sheshtë dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, si dhe reduktimi në 15% i TVSH-së do ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave të tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/