Foto Ilustruese
Një tentativë vrasje ka ndodhur sot në Kombinat, Tiranë. Kanë qenë dy vëllezër me mbiemër Xhepa, të cilët janë grindur midis tyre për probleme pronësie, grindje që ka arritur deri në tentativë vrasje ndaj njëri-tjetrit.
Mësohet se njëri prej vëllezërve, Xhevahir Xhepa, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait tjetër, por edhe disa personave që gjendeshin aty. Për fat të mirë, nuk ka pasur të dëmtuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur të “hekurishtet” pranë ullishtës.
Ndërhyrja e policisë ka shmangur një tragjedi, ndërsa mësohet se është shoqëruar njëri prej vëllezërve, Xhevahir Xhepa. Policia sekuestroi edhe armën e tentativës së vrasjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/