Nga djegia e autobusit sot në qendër të Krujës, mësohet se kanë mbetur të plagosur 11 persona. Të plaguarit mësohet se janë të gjitha femra. Ato janë dërguar në Spitalin e Djegieve në QSUT, për ndihmë të specializuar. Shkalla e dëmtimeve të tyre është e ndryshme.
Sipas burimeve të stafit mjekësor, mësohet se 8 nga të plagosurat janë ende në gjendje të rënë, 2 në një gjendje më të mesme, ndërsa 1 në gjendje të lehtë dëmtimi.
Mësohet se autobusi me besimtarë ortodoksë, ishte nisur për një udhëtim turistik drejt Malit të Zi dhe pritej të kthehej të shtunën në mbrëmje.
Lista e të plagosurve që ndodhen në QSUT
Viktori Moçka, 56 vjeç
Anita Mocka, 24 vjeç
Eneida Hysa, 59 vjeç
Brunilda Islailaj, 54 vjeç
Anita Hajdini, 70 vjeç
Elita Gega, 59 vjeç
Sofe Lataj, 61 vjeç
Anita Prifti, 20 vjeç
Marjeta Rama, 61 vjeç
Luciana Mita, 58 vjeç
Afroviti Prifti, 74 vjeç
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/