Kjo është deklarata që dënoi Berishën

Kjo është deklarata që dënoi Berishën

54
0
Shares

Më poshtë është deklarata e plotë e Berishës për Kryeministrin Rama për të cilën u dnëua sot me 10 ditë largim nga Parlamenti.

“Dua të denoncoj këtu Ramën si një armik të egër të qenies sonë kombëtare. Qënia kombëtare është një dhe e pandashme. Ata të cilët ndajnë qënien kombëtare, ata janë armiq të egër të saj, ata me çdo kusht dhe çdo mënyrë përpiqen që shqiptarët t’i paraqesin aq të ndryshëm nga njëri tjetri saqë vetëm një komb nuk janë. Në krye të tyre qëndron Edi Rama sot. Cfarë do ti thoshtë ne një bisedë një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte: “po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet,dhe se une ata i kam marre nga Saliu!”.

Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju.

Dëgjoja një ditë në televizion njëriun më të afërt të tij tek u thoshte se e urrente veriun dhe verioret sepse sipas tije nga Laçi në Vermosh dhe në Tropojë ka vetëm kriminelë. Në fakt ky është një fatkeq që beson mashtrimet, trillimet e shpifjet e ulta të një antishqiptari siç është Edi Rama, të njëriut që ka dekoruar Bregoviçin me çelësin e artë të qytetit të Tiranës për hymnet antishqiptare e antikosovare, hymnet ndaj atyre që grine burrat dhe gratë e Kosovës.

Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu esht pellge kriminelesh dhe se vetem me kriminel mund te fitohen zgjedhjet!

(debate në sallë) Më lër të flasë. Ky kriminel të vijë këtu… (ndërpritet seanca)”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY