KËRKESA E PS/ Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Byroja vendos sot në...

KËRKESA E PS/ Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Byroja vendos sot në orën 19.00

48
0
Shares

Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 19:00 pasdite për të diskutuar kërkesën që ka bërë grupi parlamentar i PS-së për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi iu drejtua Kuvendit me një kërkese të enjten gjatë seancës plenare të radhës, për t’u mbledhur dhe përjashtuar Sali Berishën nga seancat plenare.
“Kërkoj mbledhje urgjente të byrosë së kuvendit për të marrë masat përkatëse ndaj atij që lancoi të gjitha këto në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit që se ka për herë të parë po kështu s’mund të vazhdojë gjatë, kërkoj të thërrisni…sipas nenit 65 për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit”, tha Ruçi një ditë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY