Ja truku i Elvis Rroshit në kërkesën drejtuar Gjermanisë për të kaluarën...

Ja truku i Elvis Rroshit në kërkesën drejtuar Gjermanisë për të kaluarën e tij

48
0
Shares

PD ka denoncuar trukun që kryebashkiaku i Kavajws ka përdorur në kërkesën drejtuar autoriteteve të drejtësisë gjermane, për të kaluarën e tij.
Sipas Sekretarit për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, ai ka përmbledhur të gjithë identitete e tij në një të vetme, ku sigurisht nuk pritej ndonjë përgjigje ndryshe nga Gjermania.
PD ka këmbëngulur se nga kryebashkiaku i Kavajës duan informacion vetëm për identitetin e tij Ervin Rroshi, që ai ka pasur deri në vitin 2002.
Duke paralajmëruar pritjen e të dhënave të tjera për kryetari i bashkisë së Kavajës, Kaso ka apeluar për një hetim nga prokuroria ndaj këtij rasti.
 

Deklarata e plotë e Sekretarit për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso


ivi kasoJemi sot këtu për të denoncuar truket sa kriminale dhe qesharake që përdorin të zgjedhurit e Edi Ramës për ti shpëtuar dekriminalizimit.
Kemi dëgjuar shumë variante për emrin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, por së fundmi, ai ka nxjerrë një të ri, ku i ka përmbledhur gjithë identitetet në një, duke iu drejtuar autoriteteve gjermane.
Në këtë shkresë, i zgjedhuri i Ramës e ka emrin Elvis-Ervin. Mbiemri mbetet po ai, Roshi.
Pra Roshi i Ramës, i thotë autoriteteve gjermane, të japin të dhëna për Elvis Ervin Roshin. Sigurisht, me këtë emër të sajuar, atij nuk i del asgjë.
Pse kryetari model i Edi Ramës, nuk i drejtohet autoriteteve gjermane me emrin Ervin Roshi që ka pasur deri në vitin 2002, siç e pranon edhe vetë në formularin e vetëdeklarimit, kur dhe është dëbuar nga gjykata.
Ndërkohë që ne presim të dhëna të tjera, nga vende të tjera të Europës për Roshin e Ramës, prokuroria duhet të veprojë me shpejtësi në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, për të verifikuar fshehjen e të dhënave dhe truket e manipulimet e tjera që ky dhe të tjerë të zgjedhur të Edi Ramës po përdorin për të shmangur ligjin.
Dekriminalizimi është i pashmangshëm. Pastrimi i politikës nga krimi dhe të inkriminuarit do të bëhet, me çdo kusht e me çdo mjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY